Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Shqipërisë i duhet një “çelës anglez” për vendin e dytë. Ekipi i Rejës e ka gjithçka vetë në dorë

Shqipërisë i duhet një “çelës anglez” në pesë ndeshjet e fundit në grup, për të shpresuar në realizimin e ëndrrës së madhe, pjesëmarrje në Botëror. Kuqezinjtë e kanë “thyer akullin” në 2016-ën duke marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian, kështu që vetvetiu është rritur steka e pretendimeve.

Kombëtarja shqiptare bën pjesë në Grupin I të kualifikueseve europiane për Botërorin “Katar 2022”. Pas pesë ndeshjeve në grup, kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja mbajnë vendin e tretë me 9 pikë, një më pak se Polonia e vendit të dytë dhe 6 më pak se Anglia kryesuese. Pas Shqipërisë vjen Hungaria, kundërshtari të cilin e mundëm më 5 shator për herë të parë në histori me 7 pikë, dy më pak se kuqezinjtë.

Trepikëshi me hungarezët i ka ngjallur shpresat te Kombëtarja shqiptare për të zënë vendin e dytë, por jo gjithçka është në dorën tonë. Pa dyshim, për të arritur këtë objektiv madhor, që mund të na çonte në fazën “play off” mes vendeve të dyta në grup, Shqipërisë i duhet një dorë edhe nga Anglia. Ndihma e “Tre Luanëve” nevojitet që nesër, pasi nëse Anglia mund ose barazon me Poloninë, si dhe duke marrë të mirëqenë fitoren e kuqezinjve me San Marinon, për të paktën një muaj Shqipëria do të ishte e dyta në grup.

“FLAKA” E TETORIT

Dy sfidat e tetorit janë “flakë” për ekipin e Rejës, kur mund të digjet vetë ose të përcëllojë rivalët, pasi nga përballjet direkte me Hungarinë dhe Poloninë varet fati i vendit të dytë. Nëse Shqipëria arrin që të fitojë në Hungari ose minimumi të mbajë një barazim, si dhe të fitojë më pas me Poloninë në “Air Albania” kreditet për vendin e dytë do të shtoheshin më shumë.

Gjithsesi, Anglia do të jetë përcaktuese për të zgjedhur pasuesin e saj në grup, pasi do të ndeshet nga një herë me të tre aspirantët: Polonia, Hungaria dhe Shqipëria. Ne jemi të fundit në radhën e dueleve me anglezët, ndaj për të siguruar vendin e dytë shpresohet që “Tre Luanët” të mundin hungarezët dhe polakët, ndërsa ne të bëjmë të njëjtën gjë ndaj tyre e të kemi fat më 12 nëntor në stadiumin “Uembli”, që të mos mundemi nga Anglia. Matematikisht, gjithçka është e mundur për sigurimin e vendit të dytë, por përcaktues mbetet “çelësi anglez

Related posts

PAS HUMJES TURPËRUESE NGA PSG/ Ramos: Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht me “POKER” Crotone-n në “San Siro” dhe komandon kampionatin

Delo.autor

Sherr me rojen në stadium, arrestohen tre ultras në San Siro

Sadik.Autor

Leave a Comment