Futboll Sport

SHIFRA DHE STATISTIKA/ Kroacia sfidon Francën, ja 5 sekretet e finales

Është momenti i së vërtetës. Sepse fina let nuk luhen, por fitohen. Dhe me shumë mundësi, finalistët nuk mbahen mend, por fituesit po. Sot, në orën 17:00, në “Luzhniki” të Moskës, do të luhet finalja e madhe e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Një përballje deri diku surprizuse, jo për prezencën e “gjelave” që e nisën si favoritë, por për prezencën e Kroacisë që ishte “hirushja” e këtij kompeticioni. Është një duel yjesh, duel force dhe krenarie, por edhe një duel “sekretesh”. Këto janë 5 sekretet e kësaj sfide, që do të jetë spektakolare.

VEND I VOGËL, EKIP I MADH

Arritja e Kroacisë në finale është surprizuese, sepse po flasim për një vend që ka afro 4 milionë banorë. Në historinë e Botërorëve, vetëm një ekip finalist ka pasur një bazë demografie më të ulët. Bëhet fjalë për Uruguain, që ka fituar Botërorët e viteve 1930 dhe 1950. Por bëhet fjalë për një epokë tjetër dhe futbolli ka ndryshuar shumë. Arritja e tillë në futboll është e jashtëzakonshme, duke qenë se ky vend ka traditë në sportet e tjera si tenisi dhe basketbolli.

REVOLUCION DHE VAZHDIMËSI

Sfida mes Francës dhe Kroacisë është edhe një përballje mes dy modeleve të ndryshme, që kanë ndjekur dy trajnerët Didie Deshamp dhe Zlatko Daliç. Deshamp ka qenë trajner edhe në Botërorin e vitit 2014 dhe zgjodhi rrugën e revolucionit duke marrë me vete në Rusi vetëm 5 lojtarë që kanë luajtur më parë në këtë kompeticion, Varan, Zhiru, Grizman, Matuidi dhe Pogba. Nga ana tjetër, zgjedhjet e Daliçit janë komplet të ndryshme. Ai ka më pak se 1 vit në stolin e dalmatëve dhe ka grumbulluar 13 lojtarë që ishin prezentë edhe në “Brazil 2014”.

FINALE MULTIKULTURALE Në një finale më shumë se kurrë europiane sjell në skenë edhe kultura të ndryshme të futbollistëve që do të luftojnë për fronin e botës. Franca do të prezantohet me yjet dhe me kampionët me origjinë afrikane, si Pogba, Mbape dhe Kante, të ardhur nga politika koloniale e së shkuarës. Por edhe Kroacia është “fryt” i disa fenomeneve që janë rritur pas përfundimit të luftës në Ballkan. Diçka e tillë duket se e ka bërë ekipin e Daliçit më të fortë dhe një skuadër ku lojtarët luftojnë me njëri-tjetrin.

LUHET EDHE “TOPI I ARTË”

Për kualitetin teknik, dy lojtarët që mund të vendosin këtë finale janë Kilie Mbape dhe Luka Modriç. Sipas analistëve, një duel i tillë mund të vendosë edhe një vend për në “Topin e Artë”. Sigurisht që për talentin e madh francez fitorja e këtij trofeu individual mund të jetë diçka shumë e vështirë, pavarësisht rendimentit fantastik në Botëror. Dështimi europian me PSG-në peshon shumë. Më i mundshëm është një triumf i Modriçit nëse fiton Kroacia. Sepse ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit. Por sigurisht që dy “gjenitë”, Ronaldo dhe Leo Mesi, janë gjithmonë një hap përpara të gjithëve në këtë garë.

LËVIZJET E FSHEHTA

Një kuriozitet taktik në lidhje me dy trajnerët dhe skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës. Moduli që përdorin është i ngjashëm 4-2-3-1 dhe interesant është fakti që një lojtar i krahut është i përshtatur në atë rol. Nëse Perisiç nga një anë dhe Mbape nga ana tjetër janë në rolet e tyre natyrale, Matuidi dhe Rebiç janë disi të sforcuar. Sepse mesfushori i Juventusit është disi më i tërhequr në rolin e tij të përhershëm, por sakrifikohet në këtë modul për të sjellë më shumë ekuilibër për skuadrën. Në anën tjetër është Rebiç, që në fakt duhet të shohë më shumë nga sulmi dhe nga zona kundërshtare për të ndihmuar Manxukiçin dhe për të përfituar nga hapësirat që krijohen.

 

Related posts

HUMBI NDAJ BETIS/ Por Oblak i mohon golin e sigurt me një pritje fantastike (VIDEO))

Delo.autor

Champions League/ Safet Gjici reagon nga Sllovenia: E vështirë s’është, e kalojmë

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR ORGES SHEHIN/ Tirana duhet të bëjë pa shërbimet e yllit të ekipit ndaj Egnatias

Delo.autor

Leave a Comment