Futboll Seria A Sport

“CHAMPIONS-I ËSHTË SHTËPIA JONË”/ Pioli: Duam të shkruajmë historinë qysh nesër ndaj Liverpool

Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh mungesë. Kuqezinjtë debutojnë në sezonin aktual në “Anfield”, përmes një ndeshjeje shumë të përzemërt e të pasur me histori si ajo kundër Liverpool, e cila sjell kujtime të lumtura dhe të tjera negative.

Stefano Pioli do të duhet të bëjë pa Zlatan Ibrahimovic, i dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Lazios, në të cilën shënoi një gol. Suedezi ka probleme në tendinën e Akilit dhe do të lihet pushim. Trajneri i kuqezinjve, në prag të ndeshjes me “Reds”, trajtoi këtë dhe çështje të tjera në një konferencë për shtyp, duke folur për emocionin e kthimit të Milanit në Ligën e Kampionëve:

“Kthimi në Champions? Kjo është ajo që shpresonim, që e donim me gjithë forcën tonë. Është një mundësi e madhe për të treguar se edhe ne mund të jemi atje. Mungesa e Ibrahimovic? Para së gjithash, Zlatan do të kishte qenë në fushë nga minuta e parë, por një inflamacion pas katër muajsh ndalesë e shqetëson në tendinën e Akilit.

Është e kotë të rrezikojmë me të, edhe pse nesër është ndeshje e rëndësishme. Të mos harrojmë se sezoni sapo ka nisur, na presin sfida të tjera po aq delikate. Unë po e mendoja Milanin me Zlatan; kjo është ajo që dua, që vetë ai dëshiron dhe shokët e skuadrës. Tani duhet të zgjedh midis Rebic dhe Giroud, por jemi të mbuluar në sulm. Më vjen keq për Zlatan, sepse gjithmonë dëshiron të luajë dhe të ndihet mirë, por do ta shohim përsëri së shpejti.

Giroud? Ai ishte pak poshtë të hënën, më mirë sot. Nuk ka ende 90 minuta në këmbë, duket mirë, do të jetë në dispozicion. Rebic vjen nga një lojë e mrekullueshme: ata kanë karakteristika të ndryshme, por kompensojnë njëri-tjetrin.

Kundërshtari? E njoh mirë Liverpool-in dhe futbollin anglez. Arritëm në Ligën e Kampionëve falë ideve tona dhe dëshirës për të luajtur. Nuk ka ndeshje të thjeshta, është një grup shumë i vështirë me ekipe që kanë mahnitur Europën për një kohë të gjatë. Duam të shkruajmë historinë tonë, qysh nesër në mbrëmje. Patjetër, duhet të jemi të zgjuar. Liverpool është një ekip që dëshiron të sulmojë, kemi nevojë për një interpretim shumë të qartë dhe lojë teknike të nivelit të lartë”.

Related posts

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

(FOTO-LAJM) Mahniti gjithë botën e futbollit me talentin e tij, ja karriera e të magjishmit Ricky Kaka nëpërmjet fotove

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Sampdoria-Inter, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment