Futboll Sport

“DISA MUAJ MË PARË…”/ Mesfushori Wijnaldum zbulon arsyen e vërtetë pse u largua nga Liverpool

Mesfushori i PSG, Georgino Wijnaldum, ka zbuluar se është larguar nga Liverpool sepse ishte i bindur se klubi anglez nuk e donte.

Holandezi është transferuar me kosto zero te francezët këtë verë.

Ai ka thënë për L’Equipe:

“Disa muaj më parë, unë doja të qëndroja te Liverpool, por klubi nuk më ka dhënë përshtypjen se donte të më mbante.

“Në këtë raste duhet të shikosh përpara. Edhe Barça u interesuar. Isha shumë i lumtur sepse ishte klubi i ëndrrave në fëmijëri, edhe pse duhet ta pranoj se idhulli im ishte Zidane. Kisha një ndjesi të mirë për Barcelona-n.

“Megjithatë, negociatat zgjatën shumë dhe më pas erdhi PSG. Ndryshe nga gjashtë vite më parë, klubi ka treguar një dëshirë të madhe për të më marrë. Kishte ardhur koha për të ndryshuar”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ofertë nga La Liga për Manaj, sulmuesin e Kombëtares kërkohet nga klubi…

Delo.autor

ËSHTË NJË “MAKINERI” GOLASH/ Liverpool, United dhe City në garë për shërbimet e talentit të Salzburg…

Delo.autor

E KONFIRMON PARA GAZETARËVE/ Tomas Tuhel: Armando Broja mund të jetë numri 9 i Çelsit

F.autor

Leave a Comment