Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter “ngec” në Ukrainë, triumfojnë Ajax dhe Haller

Tjetër rezultat zhgënjyes për Inter-in në Champions League.

Zikaltrit, në fakt, nuk kanë arritur të shkojnë më larg se nëj barazim pa gola në fushën e Shakhtar Donetsk, në javën e dytë të fazës me grupe të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Të dy ekipet kanë shpërdoruar disa raste të pastra për gol, veçanërisht dyshja e miqve Lautaro-Dzeko.

Portieri 37-vjeçar i Shakhtar, Pyatov, ka qenë protagonist në minutat e fundit me dy prije të jashtëzakonshme.

Nuk ndalet Ajax dhe Sebastian Haller.

Holandezët kanë mundur 2-0 në shtëpi Besiktas dhe kanë përforcuar vendin e parë në Grupin C.

Berghuis (17′) dhe Haller (43′) kanë qenë autorët e golave.

5 gola në 2 ndeshjet e para të për Haller, i cili kryeson bindshëm renditjen e golashënuesve të Champions-it.

Related posts

55 VJETORI I LINDJES/ Presidenti Meta uron legjendën dinamovite: Gjeni i futbollit tonë… (FOTO)

Delo.autor

SERIE A/ Goli i Muntari-t, vjen rrëfimi i arbitrit të Milan-Juventus

Sadik.Autor

RISI PËR PJESËN E MBETUR TË SEZONIT NË SERIE A/ Tri planet e Piolit, ja si Milan mësyjnë titullin…

Delo.autor

Leave a Comment