Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Messi debuton me gol, PSG tregon forcën dhe mposht Manchester City-n

PSG-ja mposhti Mançester Sitin në supersfidën e Ligës së Kampionëve të luajtur mbrëmjen e sotme.

Geje kaloi në avantazh parisienët vetëm pas 8 minutash lojë duke shtanguar skuadrën e Guardiolës. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të PSG-së, ndërsa në pjesën e dytë erdhi dhe momenti i shumë pritur.

Lionel Mesi gjeti golin e parë me skuadrën franceze duke shënuar një eurogol pas një aksioni personal. ‘’Pleshti’’ kombinoi bukur me Mbapenë duke gjetur trekëndëshin e mbrojtur nga Ederson që nuk kishte asnjë mundësi për ta pritur. Pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori, me PSG-ën që siguron tre pikët e para në grup duke shkuar në total 4 pikë.

Në sfidën tjetër, Klub Bryzhi suprizoi Lajpcigun duke i mposhtur në Gjermani me rezultatin 1-2.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Inter dhe Flamengo bien dakord për brazilianin…

Delo.autor

LUKAKU VUAN NË AVION GJATË KTHIMIT NGA BULLGARIA/ Shikoni si e tallin shokët e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

Pele, për golin me roveshatë të Ronaldos: Ku e ke kopjuar?

Sadik.Autor

Leave a Comment