Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Pelegri dhe mesfushori Castillejo jashtë liste, ja zgjedhjet e trajnerit Pioli…

Kohë liste UEFA për Milanin: Mesnata e djeshme ishte afati, teksa kuqezinjtë do të duhet t’i komunikonin zyrtarisht UEFA -s listën e lojtarëve me të cilët do të marrin pjesë në fazën e grupeve, pas shtatë vitesh mungesë të gjatë. Krahasuar me 28 lojtarët që aktualisht janë pjesë e ekipit të parë, Stefano Pioli ka lënë jashtë tre elementë: Samu Castillejo, Andrea Konti dhe Pietro Pelegri.

KRITERET E ZGJEDHJES – Fakti që Kesi është një nga 8 lojtarët “të rritur lokalisht” të imponuar nga rregullorja (në mënyrë që të mos humbasë asnjë nga 25 vendet në listën A) e vendos në anën e sigurt Kalulunë, i cili përndryshe do të kishte qenë në rrezik mbetjeje jashtë.

Me Maldinin dhe Plizzarin, të cilët teorikisht plotësojnë kushtet për t’u përfshirë në listën B (listë shtesë, e pakufizuar dhe për t’u komunikuar para çdo ndeshje) – nuk “kursejnë” dy vende në listën A sepse ato nuk mund të zëvendësohen me lojtarë të tjerë të rritur në akademinë kuqezi.

Me fjalë të tjera: zgjedhja e dytë mes Kastijehos, Kontit dhe Pelegrit do të mbante jashtë portierin e tretë dhe djalin e legjendës ose dy elementë të listës A.

Related posts

“COPPA AMERICA”/ VAR gjithmonë i pranishëm në sfida, ja statistikat

Delo.autor

Mbrojtësi i Milan cakton objektivin: Duam të shkojmë në Champions…

Isa.Autor

DUELI I DEKADËS/ Wilder-Fury me revansh në rast britaniku fiton titullin kampion

Isa.Autor

Leave a Comment