Futboll Sport

PAS DËMTIMIT TË RËNDË/ Milani merr lajmin e mirë, Ibra rikthehet në stërvitje dhe është gati për…

Zlatan Ibrahimoviç ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoj në gju në maj të këtij viti që e detyroi shtatlartin suedez të humbiste Kampionatin Europian me Suedinë dhe fazën përgatitore të verës me Milanin.

Por Ibra e ka hedhur pas dëmtimin dhe prej dy ditësh është stërvitur rregullisht me grupin e shokëve. Ky është një super lajm për Piolin, dhe pas infektimit të Zhiru me Covid-19 i cili duhet të qëndrojë për dy javë në izolim nga pjesa tjetër e skuadrës.

Zlatan mund të luajë disa minuta dhe në ndeshjen e parë në kampionat pas kthimit nga kombëtaret, ku kuqezinjtë do të përballen me Lacion.

Gjithashtu Ibra pritet të jetë në fushë ndaj Liverpulit në Ligën e Kampionëve në datën 15 shtator në Anfield. Lajme mjaft të mira këto për Milanin që në dy ndeshje e Serisë A ka marrë pikë të plota, dhe tani rikthehet dhe lideri i skuadrës.

Related posts

BARE SFIDON BARCELONËN/ Xavi: Ndeshja ndaj Espanyol? E vështirë, ja çfarë më ka surprizuar më shumë

Delo.autor

SKANDAL TEK BARCELONA/ Një milion euro për të sulmuar lojtarët

Delo.autor

ÇMENDET Barcelona/ Katalanasait ofrojnë parà dhe 4 lojtarë për të bindur Man United

Isa.Autor

Leave a Comment