Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Roma mposht Zorya-n, Smalling “HERO” me dopietë historike

Roma ka marrë një fitore bindëse në javën e dytë të Conference League kundër Zorya-s.

Sfida e luajtur në Ukrainë është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash nga El Shaarawy.

Në pjesën e dytë, në harkun e dy minutave, kanë ardhur dy golat e tjerë për skuadrën e Mourinho-s. Dy gola që janë shënuar nga Smalling (66′) dhe Abraham (68′).

Mbrojtësi dhe sulmuesi janë bërë dy anglezët e parë që shënojnë gol në një ndeshje të Roma-s.

Buzëqesh edhe ylli i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili është kthyer titullar pas një qëndrimi të gjatë në stol.

Related posts

BYLIS-LUFTËTARI/ Trajneri kërkon të marrë 3 pikët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Do të luajmë me ekipin e të rinjve, kemi ende 17 pozitivë”. Ekipi i Serie A kërcënon

Delo.autor

LIGUE 1/ Thiago Motta ‘var këpucët në gozhdë’, por mbetet te PSG-ja

Sadik.Autor

Leave a Comment