Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇUDIRA NË STARTIN E SEZONIT/ Sulmues të frustruar, rekord kartonësh në dy javët e para

E paprecedentë! Sulmuesit e katër skuadrave që luftojnë për titull këtë sezon janë lojtarët më të ndëshkuar me kartonë të verdhë pas vetëm dy javësh kampionat. Në një vëzhgim të “Panorama Sport” për kartonët që janë dhënë në 10 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në “Abissnet Superiore”, rezulton se vetëm gjashtë futbollistë janë ndëshkuar në të dyja javët.

Mirëpo, ajo që habit më shumë është fakti se katër prej tyre janë sulmuesit kryesorë të Partizanit, Tiranës dhe Teutës, respektivisht Stenio Zhunior, Majkëll Ngo dhe Pepi Gjorgiev, por gjithashtu në këtë listë bën pjesë edhe 21- vjeçari i Vllaznisë, Mehdi Çoba. Ky i fundit ka një rekord më vete sepse në dy ndeshjet ndaj Laçit dhe Teutës është aktivizuar si zëvendësues dhe në total ka qenë në fushë vetëm 57 minuta, por ama ka marrë dy kartonë të verdhë.

Ndëshkimet e sulmuesve janë marrë më tepër për protesta ndaj arbitrit, heqje të fanellës pas festës së golit, por edhe për ndonjë ndërhyrje të gabuar, siç është rasti i brazilianit të Partizanit, Zhunior.

Çdokush mund të japë një shpjegim që në dy ndeshjet e para në listën e lojtarëve me dy kartonë të verdhë janë mesfushorët e Teutës dhe Dinamos, Albano Aleksi dhe Lancinet Sidibe, teksa bëhet fjalë për lojtarë tipikë shkatërrues, por duket gati e pabesueshme që sulmuesit të kenë një mesatare të frikshme ndëshkimi në startin e këtij sezoni.

Tashmë që në kampionat është futur edhe sistemi VAR, lojtarët duhet të jenë shumë herë më të kujdesshëm, por çështja e sulmuesve të frustruar që marrin kartonë të çuditshëm në start duket absurde dhe ndoshta në këtë drejtim duhet të punojnë më tepër trajnerët nga ana psikologjike.

Lojtarët me dy kartonë të verdhë pas 2 ndeshjeve

Stenio Zhunior (sulmues i Partizanit)

Majkëll Ngo (sulmues i Tiranës)

Pepi Gjorgiev (sulmues i Teutës)

Mehdi Çoba (sulmues i Vllaznisë)

Albano Aleksi (mesfushor i Teutës)

Lancinet Sidibe (mesfushor i Dinamos)

Related posts

KONSIDEROHET SI “PIRLO I RI”/ Juventusi afër transferimit për yllin e Brecias

Isa.Autor

VLERËSON AFRIMET E REJA TEK TIRNA/ Flet Karabeci: Mos të përsërisim sezonet e fundit…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Surprizon Wilshere, gati rinovimi me Arsenalin

Sadik.Autor

Leave a Comment