Futboll Sport

LUMTURON FANSAT E LEGJENDËS BRAZILIANE/ Vajza e Pele: Po më mëson të luaj me letra dhe po më mund…

Vajza e legjendës, Pele, ka publikuar një foto tepër speciale në rrjetin e saj social “Instagram”, teksa shkruan: “Në ditët e fundit, babai ka ndërmarrë (hedhur) disa hapa”.

Me këtë mesazh shoqëruar me disa foto të babait duke luajtur letra, vajza e legjendës braziliane, Keli Nashimento, siguron fansat për shëndetin e “O Rei”.

Pele ndodhet në spital nga muaji gusht, ku iu nënshtrua analizave dhe pasi rezultoi me tumor në zorrën e trashë, iu nënshtrua operacionit për heqjen e tij.

“Ai më mësoi të luaja letra dhe po më mundte”, – shkroi me shaka e bija. Pele bëri operacionin në zorrën e trashë më 4 shtator, teksa u largua reparti intensiv javën e kaluar.

Related posts

LIVE/ “Dhuratë” e Koliçit, Partizani kalon në avantazh ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Delo.autor

“O BIR K**RVE”/ Pas sherrit: “Vinicius e ofendoi nga nëna, lojtarët e Realit nuk sillen kështu”

Delo.autor

DO TË NDESHEJ PËR TITULLIN/ Florian Marku njofton shtyrjen e duelit ndaj luftëtarit rumun. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment