Champions League Futboll I pakategorizuar Sport

DUELI I SHUMËPËRFOLUR/ Kush do të mbrojë portën e PSG-së ndaj Manchester City?

PSG dhe Man City do ta zhvillojnë duelin e mesjavës në Ligën e Kampionëve, kur ata përballen në ‘Parc des Princes’ të martën, në kuadër të grupit A.

Manchester City e nisi me fitoren kampanjën e Ligës së Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 6-3 ndaj RB Leipzig, gjersa skuadra e PSG-së nuk arriti më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Club Brugge.

PSG përballet me një sfidë tjetër, pasi që ata janë në telashe se me kë të startojnë në portë, me Kaylor Navas apo të transferuarin këtë merkato verore, Gigio Donnarumma.

Di Marzio raporton se megjithatë Gigio Donnarumma pritet të startojë në portë ndaj Manchester Cityt, duke qenë kështu favorit para Kaylor Navas.

Donnarumma thuhet të jetë “i lumtur” në Paris pavarësisht zërave. Ai priste të kishte konkurrencë me Navas dhe ai është duke respektuar Keylor – por ai e di se PSG po i shërben atij për të ardhmen, thekson Fabrizio Romano.

Italiani ka zhvilluar vetëm dy paraqitje deri tani me PSG-në, me të dy ndeshjet të ardhura në kuadër të Ligue 1, gjersa tani 22-vjeçari mund ta bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me ekipin francez.

Related posts

RRËFEN MBI DY “JASHTËTOKËSORËT”/ Di Maria: Ronaldo ka pirë birrë në shtëpinë time, Messin e thërras…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Kishin udhëtuar për sfidën me Belgjikën, 86 tifozë të Finlandës rezultojnë pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Igli Tare në “aksion” për të përforcuar merkaton e Lazios, zbulohen emrat dhe gati milionat

Sadik.Autor

Leave a Comment