Futboll Sport

“MOURINHO NUK ËSHTË ATY PËR VENDIN E TRETË”/ Moratti: Ronaldo? E bëri pjesën e tij tek Juventus, shënoi…

Presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati në një intervistë të gjatë për gazetën italiane ‘’Il Messaggero’’ u ndal të fliste për Kristiano Ronaldo duke u shprehur se portugezi e bëri pjesën e tij te Juvja.

Gjithashtu Morati komentoi dhe rikthimin e Murinjos në Serinë A duke u shprehur se me të në krye Roma mund të luftojë për kampionatin.

“Ishte një provë guximi dhe një dhuratë e madhe për tifozët. Ai e bëri pjesën e tij me një mal golash, por nuk funksionoi, mund të ndodhë. Juvja po kërkonte të bënte ekipin më të mire në botë, e solli atë në Torino, por nuk erdhën rezultate të pritshme.

Më pëlqen Interi. Inzagi ka shitje. Dukej se po shkonim drejt katastrofës. Pastaj ai afroi lojtarët e rinj që më duken të përsosur, ai i bën ata të luajnë mirë dhe fitojnë, gjë që nuk e dëmton kurrë. Xheko është një mrekulli.

Murinjo? Jam shumë i lumtur për të. Trajton gjithçka me profesionalizëm të madh, sjell entuziasëm. Ai nuk do të flasë për kampionatin, ai e di se është e komplikuar, por jo e pamundur. Ai dëshiron ta besojë dhe e beson se mund ta fitojë. Unë nuk e shoh Murinjon duke luftuar për vendin e tretë apo të katërt”, tha Morati.

Related posts

“THE BEST AWARDS”/ Befasi totale në ceremoni, ja kush e fiton çmimin e lojtarit më të mirë (VIDEO)

Delo.autor

Manchester City shumë pranë transferimit të Mahrezit

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas 5 minutash lojë, Gosens ndëshkon Portugalinë. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment