Futboll Sport

ROMA DHE LAZIO DËSHTOJNË/ De Ketelaere “ngjallet” me Atalanta

Roma ngec që në startin e Serisë A, në ndeshjen e shtëpisë kundër Salernitanës, e mbyllur në barazim 2-2. Dy gola për Andrea Belottin, mes finalizimeve të të cilit realizoi dy herë Candreva. Mourinho aktivizon në pjesën e dytë dy blerjet e fundit, Paredes dhe Sanches, por përtej rasteve të krijuara, nuk u arrit përmbysja e madhe.

Roma – Salernitana 2-2. Andrea Belotti shënon golin e parë për Romën në Serinë A në sezonin e ri futbollistik.

Ish-sulmuesi i Torinës, i përzgjedhur titullar nga Mourinho në sfidën hapëse ndaj Salernitanës, e zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Llorente.

Më herët (në minutën e 8-të), sulmuesit verdhekuq iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Kundërpërgjigjja e Salernitanës erdhi në minutën e 37-të me golin e Candrevas, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes verdhekuqe.

Sapo nisi pjesa e dytë, Candreva, një ish i Lazios, realizon golin e dytë personal, me një goditje fantastike në hyrje të zonës.

Roma pas këmbënguljes së gjatë, gjen golin e barazimit me të njëjtin autor, Belottin, në minutën e 82-të.

Ndërkohë nga ana tjetër, ekipi tjetër kryeqytetas, ka dështuar në fund të lojës duke u mposhtur nga Leçe me rezultatin 2-1. Ndërsa Atalanta ka fituar me shifrat 0-2 në transfertë, me De Ketelaere blerjen më të re i cili shënoi në debutim.

Related posts

ËSHTË MBI 40 VJEÇ/ Gruaja e ish futbollistit të Realit dhe Barcelonës të lë pa fjalë (FOTOT)

Isa.Autor

“ATA JANË TË JASHTËZAKONSHËM”/ Capello injoron CR7, zgjedh tre më të mirët e të gjitha kohërave

Delo.autor

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Finlanda trondit Francën, shënon dy gola në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment