Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ La Liga zbulon situatën dramatike te Barcelona, 7 herë më pak buxhet për paga se Real Madrid

La Liga ka publikuar kufijtë e pagave të ekipeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë për këtë sezon, me Barcelonën që është një nga entitetet më të prekura, me humbje prej gati 285 milionë euro. Real Madrid mbetet në krye, si sezonin e kaluar, me një kufi pagash prej 739.163 milionë euro. Madje, klubi i bardhë e ka rritur këtë kufi deri në 270 milionë euro në krahasim me sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë se Barça, me një kufi prej 97.942 milionë euro, ka shtatë herë më pak buxhet për të shpenzuar për paga sesa rivali i saj kryesor, Real Madridi. Klubi katalanas zbret në vendin e shtatë, duke pasur para entiteteve të tilla si Sevilla, Atlético Madrid, Villarreal, Real Sociedad dhe Athletic Club. Në renditje, Valencia është ajo që del si një nga më të prekurat dhe vendoset e fundit, me një kufi pagash që është ulur gati 70 milionë euro, në 30.986 milionë të tilla.

Sevilla, Getafe dhe Granada janë skuadrat që, përveç të bardhëve, kanë arritur ta rrisin kufirin e pagave në krahasim me sezonin e kaluar, ndërsa, përveç Barçës dhe Valencias, skuadra të tilla si Atlético, Athletic, Betis, Granada dhe Levante i kanë reduktuar pagesat e tyre.

Këto janë kufijtë e pagave të ekipeve të La Liga-s dhe krahasimi me sezonin e kaluar:
Ekipi / 2021-2022 / 2020-2021
Real Madrid – 739,163 – 468,52 milionë euro
Sevilla – 200,399 – 185,8
Atlético Madrid – 171,606 – 252,72
Villarreal – 159,292 – 145,24
Real Sociedad – 127,704 – 100,87
Athletic Club – 111,818 – 119,81
FC Barcelona – 97,942 – 382,71
Espanyol – 77,873 – 45,34
Betis – 70,864 – 71,3
Celta – 65,530 – 62,51
Getafe – 64,470 – 52,58
Osasuna – 56,230 – 46,63
Granada – 53,498 – 56,48
Mallorca – 46,129 – 19,04
Cádiz – 45,388 – 41,08
Alavés – 42,858 – 41,08
Rayo – 41,829 – 16,41
Elche – 41,525 – 34,6
Levante – 32,108 – 37,61
Valencia – 30,986 – 103,39

Related posts

“REFUZOI BARCELONA-N, INTER DHE REAL-IN”/ Agjenti i talentit të ri europian shtang: E ardhmja e tij do të jetë…

Delo.autor

VIDEO/ Kupa e Anglisë, Chelsea kalon në çerekfinale me “poker”

Q.Autor

NOTAT/ “I pasigurt”, mediat ngelin në klasë Strakoshën, fjalë për mëdha për Manaj: Lufton si një luan

F.autor

Leave a Comment