Futboll Sport

Finalja e Kupës së Botës është “made in Spanja”: Plot 11 lojtarë vijnë nga La Liga (FOTO)

Finalja e Kupës së Botës, që po zhvillohet prej 14 qershorit në Rusi, do të ketë një “shije spanjolle”. Edhe pse Spanja u detyrua të largohej nga “Rusia 2018” në 1/8 finale, pas përplasjes me vendin organizator, La Liga (kampionati spanjoll) do të ketë 11 lojtarë përfaqësues në mes të dy kombëtareve finaliste, Franca dhe Kroacia.

Kjo listë është si vijon: Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Lucas Hernández (Atletico Madrid), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Thomas Lemar (Atletico Madrid), Luka Modric (Real Madrid), Mateo Kovacic (Real Madrid), Raphael Varane (Real Madrid), Ivan Rakitic (Barcelona), Samuel Umtiti (Barcelona), Ousmane Dembele (Barcelona) dhe Steven N’Zonzi (Sevilla).

Sikurse duket, lista përfshin katër lojtarë nga Atlético Madrid (përfshirë Lemar), tre nga Real Madridi, tre nga Barcelona dhe një nga Sevilla. Gjashtë prej tyre pritet ta fillojnë si titullarë finalen e së dielës, mes Francës dhe Kroacisë, në Moskë.

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë të garantuar praninë e të paktën një kampioni në “fuqinë punëtore” të tyre, në fund të Botërorit të Rusisë, pasi ato kanë lojtarë në të dyja skuadrat finaliste. Në rastin e “rojiblancos”, përveç kësaj, do të jetë hera e parë në histori që ata do të kenë në gjirin e tyre një kampion botëror.

Nga ana tjetër, Sevilla do të inkurajojë Francën. Kështu, La Liga e kryeson finalen, sepse përfaqësohet në të me 11 lojtarë, e ndjekur nga Ligue 1, me 9 lojtarë dhe Seria A, me 7 lojtarë.

Lojtarët, me të cilët çdo ligë kontribuon në finalen e Kupës së Botës

LigaNr.lojtarësh
Spanja11
Franca9
Italia7
Anglia6
Gjermania5
Kroacia2
Belgjika1
Austria1
Turqia1
Rusia1
Ukrania1
Pa ekip1

 

Related posts

Shifrat e Wenger: 1228 ndeshje, 10 trofe dhe 124 rivalë, por kush janë pesë ekipet që nuk i ka mposhtur kurrë?

Sadik.Autor

SUPERLIGA E TURQISË/ Muriqi: S’ka rëndësi nëse nuk shënoj, me rëndësi është fitorja

Delo.autor

ËSHTË AKTIVIZUAR ME SPANJËN/ Sulmuesi merr lejen për të luajtur me kombëtaren tjetër

Delo.autor

Leave a Comment