Futboll Sport

ULTIMATUMI/ Kadiz dhe Levante, shanset e fundit për Kumanin te Barcelona

Barça renditet e 7-ta në tabelën e kampionatit spanjoll me dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje. Katalanasit kanë një ecuri të keqe nëse llogarisim edhe ndeshjen e Champions-it ndaj Bajernit në mesjavën e kaluar.

Gjermanët fituan 3-0 në “Cam Nou” duke dominuar në çdo drejtim skuadrën e Kumanit e cila ishte pothuajse inekzistente. E njëjta gjë ndodhi edhe të hënën kur Barça barazoi vetëm në shtesë duke shpëtuar nga humbja.

Sipas mediave spanjolle, Kuman do të ketë vetëm dy mundësi për të shpëtuar nga shkarkimi, nëse merr dy fitore ndaj Kadizit nesër dhe ndaj Levantes në shtëpi në fundjavë.

Gjithsesi, shumë njerëz mendojnë që largimi mund të vijë që në ndeshjen e nesërme nëse skuadra ngec sërish. Pra, finalja e parë do të luhet në Kadiz, aty ku kërkohet edhe kthesa me lojë dhe rezultat.

Pas këtyre dy sfidave, skuadra katalanase do të ndeshet në Champions ndaj Benfikës, ku vetëm një fitore nuk do t’ia vështirësonte kualifikimin në fazën tjetër.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja kë zgjedh PERISIC si LOJTARIN më të mirë në BOTË

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Bonucci përsëri mund të largohet nga Juventus, ja shkaku kryesor

Delo.autor

LIVE/ Barcelona po feston titullin e 25-të, të “La Ligas” me tifozët rrugëve të qytetit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment