Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Shtyhet debutimi i Ronaldos me Manchester United, ja motivi…

Kur do të debutojë Cristiano Ronaldo te Manchester United? Ende nuk ka përgjigje, kjo sepse sipas asaj që është mësuar nga RTP3 dhe mediat portugeze, CR7 pasi të mbyllë ciklin e shkurtër të ndeshjeve me kombëtaren e tij lustiane, do të duhet që më pas të qëndrojë 5 ditë në izolim kur të kthehet në Britaninë e Madhe.

Në fakt, ky rregull është vendosur nga Premier League në akord me shtetin dhe istancat shëndetësore ndaj duhet zbatuar.

Ronaldo, i cili dje vendosi rekordin absolut botëror dhe historik duke u bërë shënuesi më i mirë me kombëtaret (111 gola, kaloi Ali Daei me 109 gola) mezi pret që të nisë aventurën e tij të dytë të Djajtë e Kuq pasi u largua në vitin 2009 dhe më pas u desh të luante 9 vite te Reali dhe 3 te Juventusi.

Related posts

ZYRTARE/ Lacio prezanton drejtorin e ri sportiv, njihuni me zëvendësuesin e Igli Tares

F.autor

MBROJTËSI KATALANAS THUMBON SHOKËT E EKIPIT/ Jordi Alba deklaron: Nuk duhet të merremi me ato që…

Delo.autor

‘Shpërthen’ Muller: Ky lojtar na e humbi ndeshjen

Sadik.Autor

Leave a Comment