Futboll Kosova Sport

“ËSHTË NË FILOZOFINË TIME TË ËNDËRROJ”/ Trajneri Challandes optimist: Nuk kemi frikë nga Anglia, por…

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes foli me doza optimiste edhe para ndeshjes shumë të vështirë ndaj Anglisë. Në konferencën për shtyp nga ambientet e stadiumit të Southampton ku do të luhet ndeshja ndaj 3 luanëve, numri 1 i stolit të dardanëve theksoi se nuk e priste aspak se do të gjendje në këtë situatë në grupin A.

“Frikë nuk është fjala e duhur ta përdorim, por duhet të jemi realist, rezultatet e tyre të fundit janë 5-0, 1-5, 4-0. Ne jemi Kosova, ekipi më i vogël në grup, patjetër se duhet të kemi respekt. Asnjëherë s’kemi menduar se pas katër ndeshjeve në këtë grup, do të luajmë kundër Anglisë për të diskutuar vendin e parë”.

Challandes nuk premtoi një rezultat pozitiv ndaj Anglisë pasi e njeh shumë mirë forcën e kundërshtarit por nga ana tjetër shtoi se Kosova do të luajë deri në fund për kualifikimin.

“Është e qartë se do të jetë ndeshje e vështirë, por është mundësi e mirë për ekipin tonë për të parë cila është elita e futbollit europian. Kur kemi qenë në tërheqje të shorit, gjithë kanë thënë Anglia e para, Çekia e dyta, e më pas tjerat, askush s’ka menduar për Kosovën, Por jemi këtu dhe kemi rast për të luftuar për kualifikim deri në ndeshjen e kthimit kundër Çekisë”.

Challandes nuk rresht kurrë së ëndërruari.

“Është në filozofinë time që të ëndërroj, në të kundërtën s’duhet të ishim këtu. Do të shohim çfarë mund të bëjmë e s’mund të bëjmë, sido që të jetë kjo është e mirë për Federatën, për të gjithë”.

Related posts

SKANDALI/ “Në Gjermani ka elementë racistë”: Boateng flet për situatën e Ozil

Isa.Autor

NËSE NUK LARGOHET/ Reali planifikon të bëjë turpërimin e madh ndaj Gareth Bales

F.autor

TRAGJIKE/ Tronditet Italia, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur i skuadrës…

Isa.Autor

Leave a Comment