Futboll Seria A Sport

EDHE HAKIMI SHPËRTHEU VONË/ Holandezi Dumfris: Krenar që jam te Interi

Denzel Dumfris është blerja e vetme që nuk ka treguar ende cilësitë e tij edhe pse ka qenë një nga lojtarët për të cilët Interi ka këmbëngulur më fort.Holandezi, i cili u mor si pasardhësi i Ashraf Hakimit nuk ka arritur ende formën e tij më të mirë dhe zikaltrit janë akoma në pritje të shpërthimit të mbrojtësit, që ka të përbashkët me paraardhësin përveç rolit, kohën e vonë të konfirmimit sepse edhe për marokenin Interi priti deri në dhjetor për ta shijuar.

VËSHTIRËSIA – I mësuar me futbollin holandez që të ofron më shumë lirshmëri dhe më pak rigorozitet të taktikës, Dumfrisit i duhet ende kohë për t’u përshtatur me Serinë A. 25-vjeçari ka luajtur gjithmonë anësor në mbrojtjen me katër te PSV Eindhoveni, ndërsa spostimin në një pozicion më të avancuar në formacionin 3-5-2, mbrojtësi e ka provuar vetëm gjatë ndeshjeve të kombëtares.

Përpos modulit, Dumfrisi po has vështirësi edhe nga gjendja e tij fizike, që nuk është maksimale pas një faze përgatitore jo të rregullt. Pasi sinjalizoi PSV-në për dëshirën për t’u larguar, Dumfrisi është stërvitur më vete dhe ka pasur mundësinë të kryejë përgatitjen atletike në grup vetëm me zbarkimin në Apiano Xhentile, kohë e vonë për një lojtar të cilit i kërkohet ritëm dhe intensitet.

Me vetëm 60 minuta të luajtura në total, mbrojtësi është në pritje të debutimit të tij si titullar, edhe pse siç është shprehur ditën e djeshme, debutimi i tij ndaj Xhenoas ka pasur një vend special për të.

DEKLARATA – “Debutimi me fanellën zikaltër ka qenë moment shumë i paharrueshëm, me shumë gëzim dhe entuziazëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, do të punoj fort për të fituar vendin tim sepse dua të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Jam krenar që jam holandezi i 11- të që kam veshur këtë fanellë, është një nder”.

Related posts

PO SHËLQEN KËTË SEZON NË PREMIER/ Buzëqesh Salah, vjen çmimi pas 5 golave dhe 4 asisteve

Delo.autor

Nuk e gjeti veten te italianët/ Skuadra SPANJOLLE gati të përfitojë nga “bujaria” e MILANIT

Isa.Autor

“ÇMENDURI” PËR GYOKERES/ Bayern Munich bën ofertë zyrtare, “prish” planet e Man.United

F.autor

Leave a Comment