Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Vllaznia thyen mallkimin 7-vjeçar me “MANITA” ndaj kurbinasve

Një ndeshje dhe fitore e çmendur e Vllaznisë ndaj Laçit me rezultatin 2-3 në stadiumin e qytetit të Laçit, teksa thyen dhe mallkimin prej 7 vitesh në Laç ndaj këtyre të fundit. Ishte një ndeshje me shumë gola ku 6 u realizuan që në fraksionin e parë të lojës dhe 1 u shënua në fillimin e të dytës.

Sfida u hap me një pengesë të Esin Hakajt në zonë ku arbitri kryesor Kreshnik Cjapi thirret për ta t’i parë pamjet në VAR dhe arbitri akordon penallti, ku Liridon Latifi tregohet i saktë në pikën e bardhë.

Goli i dytë nuk vonoi teksa pas një zbritje të shpejtë Viktor Da Silva realizon të dytin për shkodranët. Zarubica ngushton diferencat në minutën e 35’ dhe pas 4 minutash, ekzaktësisht në minutën e 39’ rikthen baraspeshën në 2-2. Pas 2 minutash, në të 41’ Aralica pas një kundërsulmi vrastar realizon të tretin për kuqeblutë shkodranë.

Më pas në minutën e 45+1’ Regi Lushkja barazoi shifrat në 3-3 në një pjesë të parë sa dramatike dhe të çmendur. Sapo nis pjesa e dytë në minutën e 48’ ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili realizoi të kartërtin.

Ndërsa Kaina Nunjesh Da Silva realizoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 90+6’. Vllaznia aktualisht në javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore, grumbullon tre pikët e para ndërsa Laçi asnjë pikë.

Related posts

ARSENAL-BURNLEY/ Trajneri Emery kërkon fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS VENDIMIT TË “DISIPLINËS”/ Ekipi mes katër rrugëve, ja si e pritën futbollistët e Kamzës

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Modric, talenti Vinicius ndëshkon Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment