Sport Të tjera

DËSHTIM TOTAL/ Shqipëria tjetër zhgënjim me Zvicrën, “poker” humbjesh për vajzat kuqezi

Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur sot pasdite 3-0 nga Zvicra, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, sfidë e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë në këtë event në katër ndeshje të luajtura deri më tani, ndaj vajzat kuqezi mbyllin renditjen e Grupit B, ende në kuotën e 0 pikëve. Edhe pse Shqipëria bëri një ndeshje të mirë, duke rivalizuar në shumicën e kohës, fitorja ende nuk po vjen për kombëtaren tonë në këtë event.

Të trija setet janë të ngjashme mes tyre, me Shqipërinë që rivalizon deri në pikët e fundit, por vajzat kuqezi gabojnë atëherë kur nuk duhet. Në ndonjë rast loja është me hope dhe kjo ndikon në rezultatin final, ndërkohë që edhe përvoja jo shumë e madhe e këtij grupi të ri vajzash bën që Shqiëpria të calojë në fund. Gjithsesi, Shqipëria tregoi një lojë në rritje nga ndeshja e fundit, ndërkohë që dy sfidat e fundit të eliminatoreve, ndaj Austrisë e Kroacisë, do të luhen në janar të 2019-ës.

Shqipëri – Zvicër, 0-3 (19-25, 22-25, 10-25)

Related posts

JUVENTUS- MILAN/ Douglas Costa shënon golin e dytë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Bohli kompleton Çelsin, “Blutë” e Londrës prezantojnë drejtorin e ri sportiv

F.autor

NDESHJA NDAJ LEVERKUSEN/ ​Portieri Gjerman e copëton gjuhën dhe thyen gishtin, por s’e ndërpret ndeshjen

Isa.Autor

Leave a Comment