Futboll Seria A Sport

FUTBOLLISTËT REFUZOJNË VAKSINËN/ Fajin e ka Eriksen dhe mjeku i Interit… që nuk ekziston

Granit Xhaka është vetëm i fundit nga futbollistët e njohur të cilët kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19. Mesazhi që mund të japin futbollistët duke u vaksinuar është shumë i rëndësishëm, por emra të njohur refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Sipas mediave ndërkombëtare, fajin me sa duket e ka ajo ngjarje që ndodhi në qershor, kur Kristian Eriksen pësoi kolaps në fushën e lojës. Një ditë pas asaj ngjarje, në rrjet u shpërnda intervista e mjekut të Interit, i cili deklaronte se para Europianit, futbollist ishte vaksinuar. Kjo lidhi në mënyrë indirekte atakun kardiak të Eriksen me vaksinimin dhe bëri që të shtoheshin teoritë konspirative dhe skepticizmi i përgjithshëm.

Por ka një problem. Ajo intervistë nuk ekziston, nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe faktet e përmendura aty, nuk janë reale. Nga Interi kanë bërë të qartë disa herë se lojtari nuk është vaksinuar, ndërsa edhe stacioni radiofonik i cili e përmendi i pari atë deklaratë, ka shpjeguar se nuk ekziston, duke kërkuar falje.

Megjithatë, tani është shumë vonë. Një lajm i rremë është kthyer në të vërtetë për shumë futbollistë të cilët refuzojnë të vakslnohen dhe sidomos në Premier Ligë, arsye pse edhe vetë Xhaka ka refuzuar që t’i nënshtrohet vaksinimit. Një situatë absurde duke menduar se në Angli stadiumet do të hapen shumë shpejt vetëm për të vaksinuarit, ndërsa në fushë do të ketë lojtarë të cilët e refuzojnë një gjë të tillë.

Related posts

VIDEO/ Berisha përfundon në stol, zëvendësuesi i tij pëson gol qesharak

Q.Autor

IU BLLOKUA MERKATO/ Rregullorja e FIFA-s jep shpresë për Flamurtarin dhe Luftëtarin

Delo.autor

Finale e trukuar: Roma dhe Bayern Munichen duhet të diskutonin duelin e Kievit

Sadik.Autor

Leave a Comment