Futboll Sport

GAFA E STRAKOSHËS/ Mediat kryqëzojnë gardianin kuqezi, në krah i del Sarri

Kishim kohë që nuk e shihnim Thomas Strakoshën si titullar tek Lazio aq sa u kthye dhe në çështje. Zgjedhja e Simone Inzaghi nuk ishte rastësi, të njëjtën linjë mbajti edhe trajneri i ri Maurizio Sarri duke preferuar Reina titullar. Më në fund Strakosha u rikthye në portë në ndeshjen e parë në Europa League kundër Galatasaray.

A8850d7fe10fb294744041173339fa18 1200x675

Portieri i Kombëtares ishte me fat në pjesën e parë ku topi u përplas në shtyllë ndërsa në minutën e 66-të nuk arriti ti gjej kohën e duhur një topi pa shumë rrezikshmëri duke e dërguar në rrjetë, një autogol që vendosi këtë sfidë.

20210916 2 50057034 68808810 Web Azlh

Ky detaj nuk mund ti shpëtonte kurrsesi mediave italiane që bënë përgjegjës Strakoshën për këtë humbje, por nuk e mendon në këtë mënyrë trajneri Sarri: “Humbja nuk lidhet vetëm me atë episod. Gabimet janë të lidhura me këtë sport, këtë herë e gabuam më shtrenjtë se duhet, por unë e shoh këtë ndeshje si një hap të vogël përpara që skuadra ka bërë”, u shpreh trajneri Sarri.

Related posts

E BUJSHME/ Jo vetëm RONALDO: “Ylli” i REALIT po kërkon shtëpi në TORINO

Isa.Autor

FITORJA E PARË “NË SHTËPI”/ Monaco “RINGJALLET” falë Cesc Fabregas (VIDEO)

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Premier, ja për sa sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment