Futboll Sport

GAFA EPIKE E FENERBHAÇES/ Ngatërroi llogarinë e Empolit me një kompani automjetesh në Holandë, turqit depozitojnë…

Një gafë epike e drejtuesve të Fenerbahçes është duke bërë xhiron e internetit së fundmi. Klubi turk, transferoi 2 sezone më parë, mesfushorin slloven Miha Zajç, nga radhët e Empolit, për shifrën 3.9 milionë euro.

Shlyerja e shumës drejt klubit italian, u bë me këste, teksa Fenerbahçe kishte edhe një këst për të shlyer për Zajç dhe gabimisht paratë i transferoi në llogarinë e një kompanie tregtimi automjetesh me qendër në Holandë. Bëhet fjalë për plot 830 mijë e 929 euro. Drejtuesit turq kërkojnë rimbursimin e kësaj shifre të majme nga kompania.

Empoli fillimisht dyshoi për një mashtrim të mundshëm nga klubi turk, ndërkohë në një reagim të fundit, Fenerbahçe ka sqaruar opinionin publik, se për shkak të refuzimit të kompanisë me bazë në Holandë për të rimbursuar paratë, klubi turk, ka hapur një proces gjyqësor.

“Më 4 gusht 2021, gjykata e rrethit Gelderland në Zupthen, Holandë, urdhëroi kompaninë në fjalë të rimbursojë klubin tonë. Procesi i shlyerjes ka filluar dhe në këtë drejtim, të gjitha sanksionet ligjore ndaj kompanisë përkatëse janë realizuar në favor të klubit tonë”, njofton Fenerbahçe.

Related posts

HUMBJA E DYFISHTË E “ZIKALTËRVE”/ Conte, deri më tani është dështim. 170 milionë dhe dy objektiva në “kosh”

Delo.autor

Në Itali e bëjnë fakt të kryer: Mesfushori shqiptar transferohet në Serinë A

Sadik.Autor

Chelsea vs Newcastle Unitedit, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment