Futboll Seria A Sport

I THUR ELOZHE TRAJNERIT TË MILAN-IT/ De Biasi: I bëri djemtë burra, Pioli të synojë titullin e Serie A

Xhani de Biazi, aktualisht në rolin e trajnerit të Azerbajxhanit, ka analizuar situatën e Milanit. Sipas ish-mesfushorit të Interit, janë pikërisht kuqezinjtë rivali për titull i zikaltërve.

Në komentin e tij për “Radio 24” në emisionin “Tutti Convocati”, 65-vjeçari që çoi Shqipërinë për herë të parë në Europian, deklaroi:

“Milani bëri një nisje të sezonit tepër cilësore. Shoh disa lojtarë që janë më të pjekur se vitin e kaluar. Mendoj se arkitekti i kësaj rritjeje të përgjithshme është trajneri. Shumica e meritave i takon atij. Nëse Milani është ky, atëherë më duket e drejtë që kuqezinjtë të synojnë të shpallen kampionë në Serinë A”.

Related posts

“DERA IME DO TË JETË E HAPUR PËR ATA”/ Xhaka planifikon të ardhmen larg Arsenal-it

Delo.autor

Luigi Sorrentino: Musa Barroë është një fenomen

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lewa tundohet nga “Galaktikët”, Bayern nis punën për… Haalandin

Delo.autor

Leave a Comment