Futboll Sport

KOMBËTARJA NË FORMË/ Lojtarët gati për Hungarinë. Hysaj dhe Balliu priten titullarë, problem i vetëm ngelet…

Ditën e djeshme trajneri i Hungarisë, Rosi, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e tetorit. Ndeshjen e parë Kombëtarja jonë do ta luajë ndaj hungarezëve në transfertë dhe lajmi i dytë i mirë pas dënimit nga FIFA ndaj hungarezëve për ta luajtur sfidën pa tifozë është edhe mungesa e tre lojtarëve, si: Salai, Varga, Gergo, të rëndësishëm në ekipin përfaqësues. Por, le të shohim pak Kombëtaren tonë.

Kishte kohë që lojtarët nuk tregonin një formë të tillë. Në përgjithësi Kombëtarja është mirë, pjesa më e madhe e futbollistëve po aktivizohen në klubet e tyre dhe madje po bëhen edhe protagonist me gola të shënuar, asistime dhe paraqitje pozitive. Edhe pse lista zyrtare e lojtarëve ende nuk është publikuar, mendohet se në portë do të jenë po të njëjtët. Nga të tre portierët kuqezinj, vetëm Selmani po luan dhe po bën mirë me Bolusporin në Turqi.

KOMBETARJA

Strakosha ka përfunduar në stol dhe ndeshja e vetme që ka luajtur në këtë sezon ishte ajo në Europë ku gaboi te goli i pësuar, por me mbështetjen e tifozëve dhe shokëve të ekipit e kaloi atë moment të vështirë. Fat i tij i keq pasi edhe Reina po kalon një formë fantastike te Lacio. Reja i besoi portën Etrit Berishës i cili ishte titullar në dy sfidat e fundit ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Gardiani kuqezi braktisi Serinë B dhe iu bashkua Torinos këtë sezon, por ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje.

MBROJTJA – Kemi një Elseid Hysaj në formë të shkëlqyer i cili me Sarrin te Lacio është kthyer në formën e disa viteve më parë dhe një motor i krahut të majtë të mbrojtjes. Ivan Balliu po shkëlqen në La Liga me Vajekanon. Mbrojtësi i krahut të djathtë është kthyer në një titullar të padisku tueshëm te skuadra e tij dhe ka futur teknikun Reja në mendime pasi në mbrojtje me Balliun nga e djathta dhe Hysaj nga e majta do të kishim dy krahë shumë të fortë.

Gjimshiti po luan dhe vazhdon të jetë një shtyllë e fortë në repartin difensiv. Ismajli-Kumbulla, i pari e nisi mirë me Empolin, por në ndeshjen e fundit nuk ishte i grumbulluar me skuadrën, ndërsa Kumbulla nuk e ka fituar ende besimin e Murinjos për t’i besuar një vend në formacionin e Romës.

MESFUSHA & SULMI – Abrashi është kthyer nga dëmtimi më shpejt sesa mendohet, Bare ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit të Espanjolit dhe Gjasula po luan rregullisht në Gjermani. Çekiçi, Uzuni dhe Bajrami janë lojtarët që po kalojnë formën më të mirë. Të tre po shënojnë.

Çekiçi mahniti Turqinë me dy supergola, Uzuni pas paradës së golave në Kupë, shënoi përsëri në kampionat, dha një asist dhe fitoi një penallti, ndërsa fantazisti Bajrami po luan saktë dhe është ai që po krijon sulmet e skuadrës së Empolit. Alternativat i kemi, pasi kujtojmë që janë edhe Cikalleshi, Manaj, Broja apo Doka, Laçi dhe Roshi në mesfushë të cilët kërkojnë gjithashtu të luajnë në sfidat e tetorit.

Related posts

SHIFRA TË ÇMENDURA/ Messi mund të përfitojë 500 milion euro në 5 vite nëse kalon te Mançester Siti

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht me përmbysje ndaj Aston Villa-s dhe hedh një hap tjetër drejt titullit

Delo.autor

SFIDA ME EMPOLIN PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ “Zikaltërit” deri në “frymën” e fundit, ja kontributi që pritet

Delo.autor

Leave a Comment