Futboll Sport

GRUMBULLIMI PËR HERË TË PARË ME FRANCËN/ Hernandez preznatohet në kombëtare duke kënduar “La Bamba” (VIDEO)

Mbrojtësi i Milanit, Teo Hernandez është grumbulluar për herë të parë në kombëtaren e Francës, teksa do të jetë i gatshëm të ndihmojë transalpinët në sfidat e tyre të muajit shtator, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

23-vjeçari i cili po kalon një moment të mirë me fanellën e Milanit, ka përjetuar ritualin e çdo futbollisti i cili vjen për herë të parë në skuadër ku i cili duhet të këndojë një këngë përpara të gjithë shokëve të skuadrës.

Ylli i kuqezinjve këndoi këngën e famshme të Los Lobos me titullin “La Bamba”.

Një moment humoristik ky për francezin i cili pret që pas Milanit të shkëlqejë edhe me fanellën e kampionëve të Botës në fuqi.

Related posts

COVID-19 I SJELL FAT/ Lojtari i Kombëtares projektohet titullar kundër Fiorentinës

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Drejtuesi i Barcelonës: Në garë për Haaland? Para nesh blinin lojtarë pa ditur nëse…

Delo.autor

Milani interesohet për yllin e Kombëtares gjermane (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment