Futboll Sport

U MBYLL MERKATO E VERËS/ Nga Mandzukic tek Tevez, sa shumë emra të mëdhenj ndodhen pa skuadër

Gongu e merkatos verore ra dje në mbrëmje, por skuadrat europiane kanë një mundësi të artë për të transferuar lojtarë ende, por kësaj radhe me parametra zero. Lista e lojtarëve të cilët aktualisht ndodhen pa asnjë skuadër është e gjatë, dhe emrat e mëdhenj presin shansin e tyre të artë për të luajtur menjëherë.

Faza sulmuese ka shumë mundësi, pasi emra ka emra cilësor si Mario Manxukiç, Fronk Riberi, Daniel Starrixh, Graciano Pele, Fernando Jorente apo edhe Karlos Tevez. Mesfusha ka emra të njohur si Senand Luliç, Kuaduo Azamoah, Xhel Uilshajër, Havier Pastore i cili duket se do të jetë një vlerë e shtuar për çdo skuadër.

Në mbrojtje ka emra tepër të njohur, si shqiptari me pasaportë gjermane, Shkodran Mustafi, apo Zherom Boateng dhe Eliakim Mangala. Në portë vlen të theksohen edhe emrat e Antonio Mirante dhe Serxho Romero.

Related posts

BARAZIMI ME TORINON/ De Ligt: Jemi në emergjencë, dua të qëndroj edhe disa vite te Juventus

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Strakosha “tremb” djalin e Simeones, shikoni rastin flagrant të humbur (VIDEO)

Delo.autor

SPIKAT FITORJA E MANCHESTER UNITED/ Ja formacioni më i mirë i javës së parë në Premier (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment