Futboll Sport

HUMBI NDESHJEN NDAJ LITUANISË/ Dëmtimi i mesfushorit Sensi kthehet në mister, Mancini mund ta ndëshkojë

Një dhimbje në pulpë e ka detyruar të humbasë ndeshjen e Italisë kundër Lituanisë. Megjiahtë, siç ka pranuar vetë, gjendja e tij nuk është shqetësuese.

Bëhet fjalë për Stefano Sensi-n, mesfushorin e Italisë dhe Inter-it, i cili është larguar nga kombëtarja për shkak dëmtimi. Por problemi fizik duket se është zhdukur duke parë se vetë lojtari ka shkruar në rrjetet sociale:

“Jam mirë, nuk kam asgjë. Shihemi të dielën në stadium”.

Një mesazh për të qetësuar tifozët interistë para ndeshjes së fundjavës kundër Sampdoria-s në kampionat.

Fjalë këto që, sipas Corriere dello Sport, nuk janë pëlqyer aspak nga trajneri i kombëtares, Roberto Mancini, i cili mund të vendosë ta ndëshkojë lojtarin në prag të grumbullimeve për Nations League në tetor.

Vendi i lojtarit të Inter-it duke shumë në rrezik pas këtij episodi.

Related posts

Duro: Tri ndeshje me Laçin, e njëjta histori me gjykimin…

Q.Autor

Mahrez ka vendosur! Ja te cila skuadër po transferohet

Sadik.Autor

10 lojtarë me një klauzolë “alla Juventus”

Q.Autor

Leave a Comment