Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ UDINESES/ Trajneri Mota gjen shpëtimtarin, Spezia pret mbijetesën nga yllli Manaj

Te skuadra italiane e Specias nuk po gjejnë rehat sa i përket sulmit. Trajneri Mota fillon gjuetinë e sulmuesit “gol”. Në humbjen ndaj Udinezes, Rei Manaj qëndroi 90 minuta në stol, në ditën e parë që ishte me skuadrën e tij të re.

Sulmuesi kuqezi zhvilloi një fazë përgatitore fantastike me Barcelonën muajin që shkoi. Manaj shënoi katër gola në ndeshjet miqësore dhe tregoi formën e mirë që po kalon, por me blerjet e reja të Barcelonës në repartin e sulmit hapësirat për të nuk ishin të mëdha.

Manaj kthehet në Itali te një kampionat që e njeh mjaft mirë pasi ka qenë pjesë e Interit, Peskarës dhe Kremonezes.

BOMBERI MANAJ – Shqiptari ka fituar betejën e fanellës me numrin 9. Manaj ka kaluar në formë huazimi te Specia në ditët e fundit të merkatos si një përforcim në repartin e sulmit.

Ka qenë kërkesa e trajnerit Tiago Mota që kërkonte një sulmues “race” për të siguruar pjesën ofensive. Kandidat për numrin 9 ka qenë edhe sulmuesi i rikthyer M’Bala Nzola, por Manaj duket se e ka fituar këtë duel dhe do t’i besohet reparti sulmues.

Lushnjari po kalon një formë të mirë, gjë që u pa edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares me golin e shënuar dhe rastet e pafundme që krijoi.

Mediat pranë skuadrës italiane shkruajnë se skuadra e Motës pret prej tij një numër golash me dy shifra, njësoj si edhe qendërsulmuesi tjetër, në mënyrë që Specia të luajë shanset për të mbijetuar në Serinë A.

Related posts

Dridhet “OLD TRAFFORD”! Pogba dëshiron të luajë te kjo skuadër

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN TEK JUVENTUS/ Moise Kean: Ronaldo më ka thënë se…

Delo.autor

PAK MINUTA DHE KURSIM ENERGJIE/ Ja strategjia e Piolit për sfidën me Specian

F.autor

Leave a Comment