Futboll Kategoria Superiore Sport

“ELBASAN ARENA” SHPËTIM/ Gjysma e skuadrave të Kategorisë Superiore do ta përdorë si shtëpi

Nisja e këtij sezoni ka nxjerrë në pah edhe njëherë problematikat me stadiumet në vendin tonë. Gjysma e tyre kanë “prenotuar” Elbasanin për të luajtur ndeshjet si pritës, pasi nuk kanë aktualisht një impiant ku të zhvillojnë takime dhe rrjedhimisht do t’u duhet të gjejnë strehë diku tjetër. Bëhet fjalë për ekipe si Kukësi, Partizani, Dinamo, Teuta dhe së fundmi Laçi. Disa pa stadium fare, ndërsa të tjerë e kanë ende në rikonstruksion dhe gjasat janë që për të paktën disa javë këto pesë klube të “përplasen” në Elbasan. Këtë e tregoi java e parë, ku Teuta luajti si pritëse në Elbasan përballë Partizanit, ndërsa këtë fundjavë, Dinamo do të presë Laçin, si dhe Kastrioti do të jetë mysafir i Kukësit, po në “Elbasan Arena”.

EKIPET PA STADIUM – Dy skuadrat e kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo janë aktualisht pa një stadium dhe do t’u duhet që të luajnë ku të munden. Zgjidhja, si gjithnjë këto vitet e fundit është “Elbasan Arena”, i cili është kthyer jo vetëm në një stadium të Kombëtares, por edhe të Superiores. Në fakt, në fillim të edicionit u mendua që këto ekipe do të luanin në Tiranë, përkatësisht në “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.

Por, burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se aktualisht “Air Albania” do të ruhet për ndeshjen e tetorit të Kombëtares dhe vështirë se do të hapë dyert para sfidës së kuqezinjve me Poloninë. Ndaj, deri atëherë këto dy ekipe do të gjejnë “strehim” në Elbasan ose në ndonjë stadium tjetër. Fakti që Elbasani është një qytet shumë pranë Tiranës, detyron këto ekipe të mos shkojnë në një stadium tjetër, por të zgjedhin Elbasanin, edhe për shkak të mbështetjes që mund të kenë nga tifozët.

STADIUMET NË RIKONSTRUKSION – Kukësi, i cili mendohej se gjatë nisjes së këtij kampionati do të luante në shtëpinë e vet, do ta shtyjë edhe për pak javë debutimin në “Zeqir Ymeri”, pasi impianti nuk është ende gati. Gjasat janë që pas dytri ndeshjesh jashtë, verilindorët të rikthehen në shtëpi pas tri vitesh mungesë, por deri atëherë do të luajnë në Elbasan, edhe pse një opsion mbetet gjithnjë edhe “Loro Boriçi”.

Teuta, një tjetër klub që po bën ndërrimin e tapetit, për më shumë se dy muaj do të spostohet në Elbasan, të paktën për momentin. Sakaq, grupit të këtyre skuadrave mund t’i bashkohet edhe Laçi, edhe pse në sfidën e parë ndaj Vllaznisë luajti në shtëpinë e vet. Mësohet se aty do të bëhen rikonstruksione të fushës dhe normalisht do të duhet që të spostohet diku tjetër. Gjasat më të mëdha janë që t’i bashkohet Elbasanit.

PSE ELBASANI? – Fakti që ekipet zgjedhin Elbasanin nuk është pa qëllim ose thjesht një rastësi. Pasi, në situatën ku ndodhemi një opsion mund të ishte edhe “Loro Boriçi”. Së pari, stadiumi i Elbasanit menaxhohet nga federata dhe klubet e kanë më të lehtë sa i përket burokracive për të rënë dakord me federatën, sesa për atë të Shkodrës, e cila menaxhohet aktualisht nga bashkia.

Nga ana tjetër, Elbasani është një qytet në qendër të vendit dhe ka më shumë lehtësi për këto ekipe që të organizohen, pasi nuk janë më shumë se 60 minuta larg. Pa harruar as faktin se janë vetë trajnerët që preferojnë dhe detyrojnë drejtuesit e tyre të zgjedhin Elbasanin, për shkak të terrenit shumë të mirë dhe kushteve që ofrohen.

Related posts

U TRANSFERUA NË FRANCË/ Shpërthejnë “memet” pas kalimit të Icardit tek PSG (FOTO)

Delo.autor

SENSUALE DHE JOSHËSE/ Chicharito Hernandez “SHËNON GOL” jashtë fushe (VIDEO)

Isa.Autor

Juventus pranë goditjes së parë në merkato, arrihet akordi me lojtarin e Sampdorias

Q.Autor

Leave a Comment