Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ YOUNG BOYS/ Solskjaer rrezikon stolin, tre emra në listën e Manchester United

Humbja e Manchester United në Champions League ka tërbuar tifozët.

Sipas Daily Express, familja Glazer po shqyrton tre emra si zëvendësues të mundshëm të Solskjaer.

Njëri nga këta, siç u tha më sipër, është Antonio Conte, i cili ka fituar trofe me Juventus, Chelsea dhe Inter.

Emri tjetër është ai i Zinedine Zidane, akoma pa skuadër pas lamtumirës nga Real Madrid. Pa llogaritur Ronaldo-n, Pogba dhe Varane janë lojtarët që Zizou i njeh mirë dhe me të cilët do të gjendej shumë mirë.

Në fund, Brendan Rodgers, që po bën shumë mirë me Leicester dhe futbolli i tij pëlqehet nga tifozët dhe drejtuesit e Manchester United.

Por pikërisht njohja me disa lojtarë, stili i lojës dhe eksperienca ndërkombëtare, e vendos Zidane në krye të listës para Conte dhe Rodgers.

Related posts

Data e zgjedhjeve, FSHF sqaron vendimin e Komitetit Ekzekutiv

Q.Autor

Më në fund një LAJM I MIRË për PANUCCI, BINAKU spikat në Suedi

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interi gjen zgjidhjen ideale për të firmosur me Marash Kumbullën

Delo.autor

Leave a Comment