Futboll Sport

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Makthi i madh i Kante bëhet realitet, dikur refuzoi edhe të stërvitej

Asgjë nuk e frikëson N’Golo Kante… përveç COVID. Mesfushori francez ka qenë ndër ata të cilët refuzuan që të ktheheshin fillimisht në stërvitje në pranverën e kaluar kur nuk kishte ende informacione të sakta për pasojat e virusit i cili ka pushtuar globin.

Sot, erdhi lajmi se makthi i tij është bërë realitet dhe se mesfushori i Çelsit ka rezultuar pozitiv, duke humbur ndeshjen ndaj Juventusit dhe të paktën edhe atë të fundjavës në kampionat ndaj Sauthempton. Gjithsesi, situata është më shqetësuese për mënyrën se si mund ta përjetojë lojtari këtë infektim.

Vitin e kaluar, Çelsi e la atë të qëndronte më gjatë larg fushave të lojës, kur të gjithë të tjerët u kthyen në stërvitje, duke ditur shqetësimin që kishte lojtari rreth koronavirusit. Ai u stërvit për një kohë të gjatë i vetëm dhe vetëm pasi izolimi i skuadrës filloi të funksiononte sipas protokollit të Premier Ligës, iu bashkua grupit, me thuajse një muaj vonesë.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një harkimi në zonë, mesfushori Pasalic ndëshkon me kokë Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Dyshime për një penallti, shikoni nëse kanë të drejtë “Bardheblutë” apo jo… (VIDEO)

Delo.autor

Andres Guardado: Kam 20 foto me Messi-n dhe tek asnjëra prej tyre nuk kam topin

Sadik.Autor

Leave a Comment