Champions League Futboll Sport

SURPRIZË NË TRIBUNA/ Kampioni i saposhpallur në boks prezent në ndeshjen Shaktar-Inter

Interi u përball me Shaktar Donjetks në transfertën e vështirë të Ukrainës duke luajtur mes temperaturave të ulëta.

Por vëmendja e kamerave gjatë ndeshjes ka shkuar te një i ftuar special, pikërisht kampioni i botës në boks Aleksandër Usik.

Ukrainasi u pa në shkallët e stadiumit natyrisht për të përkrahur skuadrën e vendit të tij.

Pak ditë më parë, Usik u shpall kampion bote në boks duke mposhtur pas 12 raundesh britanikun Antoni Xhoshua.

Ky i fundit pësoi humbjen e dytë në karrierë, në një dominim total nga Usik i cili nuk njeh humbje në karrierën e tij profesionale.

Related posts

NË PRAG TË SFIDË KUALIFIKESE ME MOLDAVINË/ Kapiteni Hysaj: Gjetën nivelin e lojës që kishim…

Delo.autor

Viron Toska: Mbajtëm premtimin për titullin, triumf i merituar

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ “Çmendet” klubi i Serie A, tetë goditje në merkato

Delo.autor

Leave a Comment