Futboll Sport

ISHTE HEROI I PORTUGALISË/ Nga përralla e Euro 2016 tek aventura në Arabi: rasti i Eder

Në 2016-ën ka qenë heroi i Portugalisë.

Eder ka arritur të marrë vendin në kopertinë në natën më të rëndësishme, duke vendosur finalen e Europianit me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Ka mposhtur Hugo Lloris dhe ka hedhur Francën në tapet. Një natë magjike për luzitanët.

Megjithatë, pas asaj arritje të madhe, gjërat janë përkeqësuar për sulmuesin portugez, i cili nuk ka patur shumë fat te skuadrat ku ka qenë.

E njëjta gjë ka ndodhur me Lokomotivën e Moskës, skuadra e fundit e Eder.

Klubi rus ka prishur kontratën e lojtarit, por Eder ka vendosur të riniset nga Arabia Saudite. Atje ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Al Raed pasi ka kaluar vizitat mjekësore.

Related posts

ZHGËNJEN NAPOLI/ Vetëm barazim ndaj Venezias

F.autor

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Zbulohet axhenda e ndeshjes së bamirësisë, ja të ftuarit special

Delo.autor

SPECIALE/ Xhaka dhe Shaqiri! Zbuloni futbollistet SHQIPTARË që kanë festuar me SHQIPONJË (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment