Futboll Sport

ISHTE PRANË KALIMIT TEK CHELSEA/ Ylli francez i fik telefonin trajnerit dhe drejtorit teknik të skuadrës

Mbrojtësi i Sevijës, Jules Kunde ishte shumë afër kalimit te skuadra e Çelsit në merkaton e verës, por gjithçka u kthye përmbys pasi spanjollët kishin kërkesa mjaft të larta për të lënë të lirë 22-vjeçarin.

Sipas  ‘’The Football Podcast’’, futbollisti francez është absolutisht i zemëruar me klubin për mos shitjen e tij te Çelsi dhe nuk i është përgjigjur në telefon drejtorit teknik të Sevijës Monki dhe trajnerit të tij Julen Lopetegui.

Monki zbuloi në ditën e fundit të merkatos se skuadra e tij kishte marrë një ofertë nga blutë një javë më parë, por ajo u refuzua nga klubi.

“Ne nuk ishim të kënaqur me ofertën e Çelsit, ishte një tarifë e mirë, por nuk i plotësonte kriteret tona.

Kjo ndikoi dhe në performancën e Kunde i cili u ndëshkua të mërkurën mbrëma me Francën me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnjes për kualifikueset e Botërorit.

Më herët u raportua se klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje për 50 milionë euro, megjithatë, u shfaqën Sevilja e ngriti çmimin për 22-vjeçarin në 75 milionë euro, dhe Çelsi nuk ishte e gatshëm të shpenzonte aq para për një mbrojtës.

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Ish-lojtari i Lazios dhe Inter rikthehet në Serinë A, ja emri

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Largimi nga Man United ishte momenti më i bukur në…

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Endri Çekiçi e mbyll me Ljubljanën. Zbulohet skuadra e re, lojtari niset drejt…

Delo.autor

Leave a Comment