Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Zakeroni analizon: “Kuqezinjtë” skuadër super, “Bardhezinjtë” nuk bindin në…

Alberto Zakeroni, ish-trajneri i Milanit dhe i Juventusit, nuk ka dyshime se cili do të jetë fituesi i supersfidës të së dielës në mbrëmje në “Allianz Stadium” të Torinos.

“Nuk ka dyshime se Milani tashmë është një skuadër super në të gjitha repartet dhe për më tepër ka mësuar që të ndërrojë ‘lëkurë’ në varësi të situatave të ndryshme që sjell një ndeshje.

Juventusi nuk është ende grup dhe për të konfirmuar këtë mjafton të sjellim në mendje fjalët e Kielinit me Alegrin anash fushës teksa luhej ndeshja me Empolin (kapiteni bardhezi tha:

“Nuk jemi skuadër, këta na kanë mbetur”). Nëse Milani ka të njëjtin ritëm edhe nëse luan apo jo, Ibra, Kesi e ndonjë tjetër, Juventusi mund të ketë elementë të fortë në mbrojtje e në sulm, por problemi është që mesfusha nuk i lidh ende dot këto dy reparte.

Për më shumë, në sulm mungon një pykë. I vetmi është Morata dhe një tjetër si ai që të tërheqë ekipin përpara Juvja nuk e ka”, tha “Zak”.

Related posts

Sulmuesi rikthehet titullar te Liverpool, pas 916 ditësh

Sadik.Autor

E KAPI NË BEFASI BARCELONËN/ Arnold bëri sikur do t’ia linte topin Shaqirit, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ky lojtar është rrugës tek Real Madridi për tre arsye

Delo.autor

Leave a Comment