Futboll La Liga Sport

U DËMTUA NJË JAVË MË PARË/ Probleme për Real Madrid, ylli rrezikon të ndalet për 2 muaj. Ja emri…

Shumë fat i keq te Real Madrid për Gareth Bale.

Sulmuesi i krahut, jashtë për shkak dëmtimi javën e kaluar, rrezikon një ndalesë të gjatë.

Sipas AS, uellsiani mund të qëndrojë larg fushave për dy muaj. 32-vjeçari ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë në stërvitjen e 11 shtatorit.

Një problem që e ka detyruar të mungojë në ndeshjen e javës së kaluar në kampionat dhe atë të Champions League kundër Inter-it.

Sipas shtypit spanjoll, Bale mund të humbasë deri në 14 ndeshje: dy të kaluara dhe më pas ndeshjet e ardhshme kundër Valencia, Mallorca, Villarreal, Sheriff, Espanyol, Athletic, Shakhtar (dy herë), Barcelona, ​​Osasuna, Elche dhe Rayo Vallecano.

Në këtë sezon, Bale ka arritur të luajë 3 ndeshje në La Liga, duke shënuar edhe një gol.

Related posts

NJË YLL ME KOSTO ZERO/ Arsenal sfidon Manchester City-n për lojtarin e Barcelonës…

Delo.autor

RRËFEHET MBI SEKRETIN 34-VJEÇAR/ Trajneri Klopp: Është çështje private, mbaj syze qëkur…

Delo.autor

PO BËHET JEHONË NË BOTË/ Shqipëria e futbollit tërheq vëmendjen europiane, “Air Albania” si kartolina e Conference League

Delo.autor

Leave a Comment