Futboll Seria A Sport

“KEMI NJË SKUADËR TË RE”/ Presidenti i Empolit për Bajramin: Të flasësh tani për të rinjtë tanë u bën dëm

Shumëkush u habit në ndeshjen e djeshme të fituar nga Empoli ndaj Kaljarit për faktin se si Nedim Bajrami, i trumbetuar si ylli i ri i skuadrës, e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në minutat e fundit. Futbollisti nuk kishte shfaqur probleme fizike ndaj për këtë vendim të trajnerit Andreacoli u ngritën shumë pikëpyetje.

Me sa duket, në klub mendojnë se zërat e shumtë rreth Bajramit apo të tjerëve si ai, të lavdëruar në media, kanë ndikuar në paraqitjet e tyre në fushë, siç u pa në ndeshjen kundër Sampdorias në fundjavën e kaluar ku skuadra pësoi kolaps total. Kjo kuptohet qartësisht nga fjalët e presidentit të Empolit, Fabricio Korsi, i cili ka shpjeguar se tashmë duhet të evitohet që të flitet për lojtarë të rinj që kanë talent.

“Bajrami është një lojtar i talentuar që duhet të kompletohet ende, dje hyri në fushë pak minuta para fundit. Tani të flasësh për lojtarët tanë të rinj u bën keq, unë me raste e pësoj. Kemi një skuadër të re, kemi shumë besim te trajneri që mund të përmirësojë lojtarët tanë nga pikëpamja individuale”, tha ai.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME PAOLO DYBALA? Ja sa ka pa shënuar me Juventusin

F.autor

NDODH EDHE KJO/ Korea e Jugut kritika të shumta për mesfushorin kilian, ja arsyeja

Isa.Autor

Ofertë milionere për mesfushorin shqiptar të Kombëtares, e konfirmon presidenti

Sadik.Autor

Leave a Comment