Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON TË BËJË SURPRIZA/ “Vlonjatët” mposhtin Kukësin me përmbysje

Flamurtari vazhdon të bëjë surprizën në Superiore. Ekipi vlonjat, fitoi në transfertë sfidën e katërt radhazi, me shifrat 1-2 ndaj Kukësit.

Pjesa e parë e sfidës në “Elbasan Arena”, nisi me shumë raste të kuksianëve, që provuan me Ramën, Rrocën apo Shkurtajn, por pa rezultat. Kur dominimi ishte i ekipit të Gjokës, vjen goditja që shtangu Frashërin, në minutën e 39-të.

Sukaj merr një top të gjatë në zonë, lëviz bukur ndaj Cuculit, dhe shënoi të parin në portën e Kukësit. Ndërkohë, me një goditje befasuese nisi edhe pjesa e dytë. Musta, i gjendur në mesin e zonës godet dhe shënon të dytin për ekipin e Dajës, në minutën e 49-të.

Verilindorët kërkuan që të reagojnë, dhe pas disa tentativave, ishte Rexhinaldo që shkurtoi shifrat në minutën e 70-të, pas një pasimi të Shkurtajt. Gjithsesi, deri në fund vlonjatët arritën të mbanin këtë fitore.

Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e tretë, dhe gjendet vetëm një më pak se Kukësi i vendit të dytë. Ndërkohë, me 3 pikët në tavolinë, Partizani shkon +12 nga Kukësi.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenal i rrit pagën vjetore, Strakosha i gatshëm të transferohet për…

Delo.autor

Favoritet e Botërorit, kjo është renditja e medias prestigjioze italiane. Kryeson Brazili

Sadik.Autor

GOLI I “ÇMENDUR” DHE 3 PIKË TË ARTA/ PSG-ja mbetet pas, Lille dy ndeshje larg titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment