Futboll La Liga Sport

KËSHILLON LEGJENDËN HENRY/ Domenek: Mos shko te Barcelona, ata nuk vlejnë as…

Në listën e gjatë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Barcelonës është dhe ish-legjenda e këtij klubi, Tieri Henri.

Francezi është aktualisht ndihmësi i Roberto Martinezit – një tjetër kandidat dhe ky – në kombëtaren belge dhe që shihet me sy të mirë në Barcelonë.

Por, ish-trajneri i Francës, Rajmond Domenek, e ka këshilluar bashkëkombësin e tij që të mos e pranojë stolin e Barcelonës. Duke folur për gazetën “L’Equipe”, Domenek ka thënë:

“Tieri Henri është i zoti, megjithatë nuk do t’ia rekomandoja ta drejtonte këtë Barcelonë. Kush shkon atje vuan. Ka lojtarë të mirë, por jo të mëdhenj. Nëse nuk rikuperojnë të dëmtuarit nuk mendoj se arrijnë as vendin e pestë”.

Related posts

Ja 4 personat që do të vendosin fatin e Arsene Wenger tek Arsenali

Q.Autor

MILANI I TREMBET KAMPIONATIT/ Reagon Pioli pas dështimit me Bolonjën: Jemi pa… shënjestër

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ish-sulmuesi do të bashkohet me RONALDON tek Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment