Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT TË FEMRAVE/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja e femrave ka barazuar 1-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për femra.

Femrat kuqezi kaluan të parat në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të sulmueses Megi Doçi. Futbollistja e Vllaznisë ekzekutoi saktë një 11-metërsh duke dërguar në avantazh Shqipërinë në pushimin e pjesës së parë.

Por Kosova reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Limanin, e cila shfrytëzoi saktësisht një pasim të Mehmetit. Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në një grup të vështirë ku bëjnë pjesë dhe Polonia, Belgjika, Norvegjia e Armenia.

Related posts

Chalov shënon gol ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

SHIFRAT/ Barcelona është klubi që shpenzon më së shumti për pagat e lojtarëve

Isa.Autor

KA THYER REKORDET E PREMIER LEAGUES/ Salah i pandalshëm, shpallet futbollisti i vitit

Isa.Autor

Leave a Comment