Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi: Janë ndër kundërshtarët më të fortë, Dinamo e bërë nga zero

Dinamo do të ketë një test të vështirë mbrëmjen e nesërme ku do të përballet me Laçin në kuadër të javës së 2-të të Kategorisë Superiore.

Në prag të sfidës së nesërme, trajneri Bledi Shkëmbi tregoi gjendjen e skuadrës si dhe komentoi kundërshtarët duke e cilësuar Laçin si ndër më të vështirët e kampionatit.

GJENDJA– ”E rëndësishme ishte ndeshja e parë, tre pikët, është e vërtetë. Pjesën e dytë nuk bëmë lojën më të mirë në mënyrën se si duam ne. Çdo ditë jemi bashkë dhe mundohemi të përmirësohemi dhe jam i bindur që në këtë rrugë që kemi nisur ekipi do të konsolidohet”.

LAÇI- ”Mendoj që Laçi është nga kundërshtaret më të vështirë, jo vetëm për ne por për të gjitha skuadra e Superiores. Unë jam i bindur te skuadra ime te kualitet që kemi dhe besoj se do të dalim me sukses. Pavarsisht se nga Laçi janë larguar disa lojtarë dhe ka ardhur një trajneri i ri, egoja dhe dëshira për të bërë mirë është arma e tyre më e fortë. Emrat ndryshojnë por Laçi është po ai ekip i fortë që mund t’i hapë probleme çdo ekipi”.

STADIUMI- ”Do të më pëlqente të luanim në Tiranë pasi do të kishim më shumë tifozë në stadium, por mundësitë këto janë dhe Elbasan Arena është një fushë me një tapet të shkëlqyer që i përshtatet cilësive tona si ekip”.

 OBJEKTIVI- ”Një ekip si ne i bërë nga zero do kohën tonë, por s’ka justifikime. Ne kërkojmë që në çdo ndeshje të mundohemi të bëjmë më të mirën, në lojë por dhe në rezultat. Vazhdoj të them që nesër do të bëjmë një lojë të mirë. Ne jemi Dinamo dhe do të kërkojmë të mbajmë lart emrin e madh që ka ky klub. Presidenti ka bërë investime serioze dhe objektivi ynë është ai maksimali”, tha trajneri Shkëmbi.

Related posts

Gjyqi në Lozanë, Skënderbeu nuk beson te drejtësia e UEFA-s

Sadik.Autor

Gjak i ri në stol, spikasin Mezani, Dalipi e Ahmataj

Sadik.Autor

Te Milan ka një të paprekshëm, Leonardo e heq lojtarin nga merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment