Futboll Sport

KUPA E ANGLISË/ Sulmuesi i Shpresave realizon një “PERLË” dhe i jep fitoren skuadrës së tij (VIDEO)

Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares Shpresa, Armando Dobra ka kryer një paraqitje fantastike mbrëmjen e djeshme me skuadrën e tij Kolçester teksa realizoi golin e parë dhe të fitores në Kupën e Anglisë ndaj skuadrës së 21-vjeçarëve të Uest Hemit.

Dobra realizoi një gol fantastik teksa i gjendur i vetëm përballë portierit shënoi me një parabol të vogël dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, Kolçesterit e cila militon në kategorinë e katërt angleze.

Ky është goli i tij i parë sezonal për sulmuesin e Kombëtares Shpresa teksa synon që të vazhdojë me këtë rendiment dhe të jetë deçiziv me gola dhe paraqitje për skuadrën e tij.

Related posts

20 minuta dhe asnjë gol, debutim me humbje për Usain Bolt

Sadik.Autor

SHFAQ INTERES “DJAJTË E KUQ” DHE ARSENAL/ Sulmuesi 24-vjeçar shumë afër klubit…

Delo.autor

PAS OFERTËS PËR KUMBULLËN/ Igli Tare përgatit operacionin për të marr dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment