Futboll Premier League Sport

LAVDËRON PARAQITJEN E PORTIERIT TË EKIPIT/ Tuchel: Kepa i zoti për penalltitë, ishte një kualifikim spektakolar

Tomas Tuhel lavdëroi portierin Kepa Arrizabalaga për paraqitjen e tij në goditjen e penalltive. Portieri spanjoll ndihmoi Çelsin që të kualifikohet në 1/8-at e Kupës së Ligës mbrëmjen e së mërkurës.

Blutë e Londrës triumfuan 4-3 me penallti ndaj Aston Vilën në “Stamford Bridge”, pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1: golit të parë sezonal të Vernerit (i pari në 11 ndeshje) në pjesën e dytë iu përgjigj Arçer 10 minuta më vonë. Por Kepa priti penalltinë e Nakambës, ndërsa Eshli Jang goditi traversën. Pas kualifikimit, ku Çelsi do të përballet në raundin e ardhshëm me Sauthemptonin, trajneri gjerman tha:

“Kepa është shumë i zoti te penalltitë. Ai ka një eksperiencë shumë të mirë në pritjet e 11 metërshave. Jam i kënaqur që lojtarët e ruajtën qetësinë. Është një fitore e bukur sepse ishte një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Ishte plot energji, me shanse dhe të dyja skuadrat bënë gjithçka për të fituar.

Aston Vila luajti shumë fortë, siç bëri 10 ditë më parë. Ishte edhe një sfidë shumë e bukur për t’u parë në stadium. Kjo është gjithashtu pjesë e detyrës sonë, që të argëtojmë njerëzit”.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Dovedan: Me këtë mendoj se do ngrihemi psikologjikisht dhe…

Delo.autor

Dybala mjafton për t’i “fikur dritat” Teatrit të Ëndrrave, Man City fiton me lehtësi ndaj Shakhtar

Isa.Autor

Zyrtare, konfirmohen dy blerjet me parametra zero tek Interi

Isa.Autor

Leave a Comment