Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITET INAGURIMI/ Merr formë stadiumi i Kukësit pas vendosjes së stolave. Shikoni si duket impianti modern (VIDEO)

Vijojnë punimet me rritme të shpejta në stadiumin e Kukësit, i cili pritet të jetë gati në mesin e muajit tetor. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral më cilësi të lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.

Gjithashtu klubi verilindor konfirmon se inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

🏗 Punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po shkojnë drejt përfundimit. Gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit 💙
🏟 Ditët në vazhdim, do të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral, teksa cilësia e tapetit do të jetë e lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.
✂️Inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit 💪🏻

Related posts

TOLERIM APO GAFË/ Portieri në qendër të KRITIKAVE pas golave AMATORESK (VIDEO)

Isa.Autor

Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Sadik.Autor

KAOS NË PARIS/ Autobuzi i Liverpulit bllokohet nga trafiku i rënduar, të Kuqtë me vonesë në stadiumin e finales së Champions League

F.autor

Leave a Comment