Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Gjeorgji-Kosovë. Rezultati 0-1

Kosova është duke u përballur pasditen e sotme në transfertën e vështirë kundër Gjeorgjisë teksa pretendimet për dardanët në këtë sfidë janë të mëdha.

Kosova nuk ka mundur të sigurojë asnjë pikë në dy ndeshjet e para në grup duke pësuar dy humbje radhazi ndaj Spanjës dhe Suedisë. Për këtë  motiv, dardanët duhet të bëjnë maksimumin kundër dy kundërshtarëve më të lehtë në letër në Grupin B, Greqisë dhe Gjeorgjisë.

Trajneri Shaland u pa mjaft i irrituar në konferencën për shtyp të mbajtur pak ditë më parë duke kërkuar ndryshim nga skuadra e tij. Kundër Gjeorgjisë, Kosova do të zbresë me një formacion tërësisht sulmues, pasi trajneri Shaland ka zgjedhur lojtarët më në formë të momentin.

 

LIVE/ Gjeorgji – Kosovë 0-1

Khoçolava 18′ (autogol)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

83′ Kosova rrugën e rrjetës me Rashanin, por goli u anulua nga VAR-i, për pozicion jashtë loje.

81′ Kosova flirton me golin e dytë! Bytyçi lëviz bukur brenda zonës, provon me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

75′ Tjetër shans i shkëlqyer për Kosovën, Bytyqi nga e djathta, tentoi të shërbente për Muriqin i cili priste i lirë brenda zonës, por ndërhyn në momentet e fundit një prej mbrojtësve gjeorgjianë.

68′ Kosova kryen dy zëvendësime, largohen Halimi dhe Kastrati, në fushë Loshaj dhe Bytyqi.

62′ Momente tensioni në fushë, lojtarët e Kosovës dhe Gjeorgjisë përplasen me njëri tjetrin. Kastrati dhe Kashia ndëshkohen me kartonë të verdhë. Pas një ndërprerje afro 2 minuta, loja rifillon sërish.

57′ Shpëton për mrekulli Kosova. Vendasit flirtojnë me golin e barazimit. Fati ishte me dardanët në këto moment, teksa devijimi i topit shkoi ngjitur me shtyllën.

54′ Rast i artë për Kosovën, e pabesueshme çfarë shpërdoron Lirim Kastrati i vetëm me portierin. Nuk iu besojnë syve dardanët.

48′ Pranë golit të dytë Kosova me Vedat Muriqin, pas harkimit të Hadërgjonajt nga e majta, sulmuesi godet bukur me kokë, por ndalet nga portieri i Gjeorgjisë.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ Kosova nuk lejon hapësira në prapavijë, skuadra e Shaland mbrohet mirë dhe provon të niset me kundërsulm. Një pjesë e parë e kënaqshme.

33′ Momenti i vështirë në zonën e Kosovës, tentativa e Xhigaurit drejt portës së Muriç, ndalet nga mbrojtësit dardanë.

25′ Vendasit provojnë të reagojnë, për të barazuar shifrat, por mbrohen mirë dardanët. Valon Berisha është futbollisti i parë që ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

18′ GOOOOOOL KOSOVA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Autogoli i vendasve kalon në avantazh “dardanët”. Pas një harkimi të Berishës, lufton bukur aty Muriqi, duke detyruar kundërshtarin të shkaktojë autogol. 

12′ Zëvendësim i detyruar te Gjeorgjia largohet Kiteshvili, në lojë Xhigauri.

10′ Start i qetë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

3′ Kosova provon ta nisë në sulm ndeshjen, ku Rashani depërton bukur nga e majta, por mbyllet në momentet e fundit nga mbrojtësit vendas.

1′ Ka nisur sfida në Batumi të Gjeorgjisë

Related posts

“JAM I SIGURT SE…”/ Agjenti Mendes zbulon të ardhmen e CR7 dhe bënë parashikimin

Delo.autor

GEEDAFE-BARCELONA/ Startojnë Suarez, Griezmann dhe Perez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Giroud drej largimit nga Chelsea, s’është në planet e Sarrit

Sadik.Autor

Leave a Comment