Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Holandë-Mali i Zi. Rezultati 4-0

Holanda do të kërkojë që t’i kthehet fitoreve pas barazimit 1-1 kundër Norvegjisë dy ditë më parë. Sonte ata do të presin në Eindhoven kombëtaren e Malit të Zi duke kërkuar kështu tri pikë që do ta dërgonin atë në kuotën e 10 pikëve.

Për momentin në vendin e parë është Norvegjia që ka 10 pikë derisa në një vend më poshtë është Turqia me 8 pikë. Mali Zi ka të njëjtat pikë sa Holanda dhe sonte të dyja skuadrat do të përpiqen që të nxjerrin një rezultat pozitiv.

Për Holandën sonte nga minuta e parë në sulm ka startuar: Berghuis, Depay dhe Gakpo kurse në mesfushë ka startuar edhe de Jong i Barcelonës por nuk ka startuar Van Dijk që është në bankën rezervë.

 

LIVE/ Holandë – Mali i Zi  4-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 77/ Holanda shënon golin e katërt falë Cody Gakpo.

MINUTA 70/ Holanda thellon shifrat me golin e shënuar nga Georginio Wijnaldum.

MINUTA 62/ Holanda dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Memphis Depay.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 38/ Holanda kalon në avantazh me golin e shënuar nga Memphis Depay.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

TRAJNERI PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Conte e thotë troç: Nuk do ta drejtoj këtë klub italian

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Franca e Argjentina në kërkim të golit të fitores

Sadik.Autor

LEGJIONARËT/ Mehmeti dhe Qazim Laçi “shkëlqejnë”, Uzuni i pafat, skuadra e tij mundet sërish

F.autor

Leave a Comment