Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Poloni-Shqipëri. Rezultati 4-1

Polonia është përballja e së vërtetës për Shqipërinë, nëse do të kuptojë se sa mundësi ka realisht për të qëndruar në garë për shanset që ofron vendi i dytë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Që në krye të herës, Shqipëria nuk ishte aspak favorite pas hedhjes së shortit, me Anglinë të pallogaritshme dhe Poloninë e Hungarinë që priteshin të duelojnë për vendin e dytë, atë të zonës “play off” në Grupin I.

 

LIVE/ Poloni – Shqipëri 4-1

Levandovski 12′ , Buksa 44′, Krishoviak 54′, Lineti 89′   / Cikalleshi 25′

KOMENTI: 

90′ Akorohen 3 minuta shtesë!

89′ GOL POLONIA 4-1/ Shqipëri pëson edhe golin e katërt. Shënon mesfushori Lineti, mbrojtja e shpërfytyruar në momentin e pësimit të golit. 

83′ Vjen momenti i Myrto Uzunit, beratasi zë vendin e Cikalleshit.

81′ Dy zëvendësime te Polonia, largohen Buksa dhe Rybus, në fushë Sviderski dhe Puçacz.

77′ Pranë golit Shqipëria me Roshin, por fieraku nuk arrin t’i gjejë kohën asistit të Hysajt nga e majta.

74′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Abrashi, vendin e tij e merr Çekiçi.

69′ Levandovski gjen sërish rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

65′ Ndëshkohet edhe Manaj me karton të verdhë për protesta. Lushnjari kërkon penallti, por as gjyqtari dhe as VAR-i nuk akordon penallti.  Sulmuesi humbet ndeshjen e radhës.

61′ Zëvendësim te Polonia, largohet Frankovski vendin e tij e merr Lineti.

54′ GOL POLONIA 3-1/ Shou i Levandovskit nga e djathta, ylli i Bajernit, i cili jep një asist fantastik për Krishoviak, që nuk fal me portën e boshatisur. Mbrojtja e Kombëtares në gjumë. 

47′ Shqipëria e nis në sulm, Gjimshiti provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ GOL POLONIA 2-1/ Vendasit sërish në avantazh, realizon debutuesi Buksa, i cili fiton duelin me kokë brenda zonës dhe tund rrjetën. Topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë. Të pafat kuqezinjtë e Rejës që ndëshkohen në momentin më të mirë. 

40′ Sërish rrezikshëm Shqipëria me Manajn, i cili gjuan nga vendi në hyrje të zonës, por tentativa e sulmuesit të Shqipërisë ndalet nga portieri Shezni.

33′ Zëvendësim i detyruar te Polonia, largohet Berezunski i dëmtuar vendin e tij e merr Davidoviç.

32′ Shezni i mohon golin Rei Manajt. Vendimtar portieri i Juventusit me pritjen e tij, pas gjuajtjes fluturimthi të shqiptarit brenda zonës. Goditje këndi për Kombëtaren tonë. Minuta mjaft të mira për kuqezinjtë

25′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Sokol Cikalleshi, gjen rrugën e rrjetës. Bomberi kavajas nuk fal pas asistit magjik të Gjasulës. Sulmuesi shqiptar i kundërpërgjigjet Levandovskit me një gol fantastik. 

19′ Pranë golit Shqipëria me Gjasulën, mesfushori i Kombëtares provon me kokë, pas harkimit të Gjimshitit, por pa sukses!

15′ Shqipëria provon të kundërpërgjigjet, me një goditje dënimi nga e majta, pas harkimit të Trashit nga e majta, futbollistët polakë largojnë rrezikun.

12′ GOL POLONIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Levandovski kalon në avantazh vendasit. Bomberi polak shënon me kokë. Pas një harkimi nga goditja e dënimit, topi shkoi te sulmuesi i Bajernit në shtyllën e dytë, teksa Leva nuk fali. 

11′ Elsi Hysaj është futbollisti i tretë i tretë në pak minuta i ndëshkuar me karton të verdhë!

7′ Tjetër futbollist i Kombëtares i ndëshkuar me karton të verdhë, Bare humbet sfidën e radhës ndaj Hungarisë.

4′ Momente tensioni pas ndërhyrjes së gabuar të Trashit në mesfushë! Futbollisti shqiptar ndëshkohet me karton të verdhë!

2′ Dueli nis agresiv, me ndërhyrje të ashpra në mesfushë! Gjimshiti fiton faullin e parë…

1′ Starton sfida!

Related posts

RIKTHIMI NË PREMIER LIGË/ Pronari i klubit anglez: Duam të afrojmë Ibrën dhe Kavanin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lecce. Rezultati 2-1

Delo.autor

Siguria në Shqipëri-Izrael/ Policia: Do të qëndrojmë në këtë pozicion të stadiumit…

Isa.Autor

Leave a Comment